Top 15 Things To Do In Berat, Albania
Cheapest Hotels To Stay In Berat -
Best Tours To Enjoy Berat -
Cheap Airline Tickets -
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Here are top 15 things to do in Berat, Albania
All photos belong to their rightful owners. Credit next to name.
1. Church of St. Mary of Vllaherna -
2. Berat’s historic mosques -
3. The Kala -
4. Dimal -
5. Tomorr Mountain -
6. Mangalem and Gorica -
7. Bulevardi Republika -
8. Osumi River Gorge -
9. Iconography Museum -
10. National Ethnographic Museum -
11. Bogove Waterfall -
12. Apollonia -
13. Tasting traditional food and drink -
14. Cobo Winery -
15. Sufi Teqes -
For business inquiries contact us at:
citytravelyt@yahoo.com
berat,albania,where to go in albania,things to do,top best places to visit in albania,visit albania,albania (country),top things to do in albania,things to do in albania, albania attractions, berat albania, berat tour, berat attractions, visit berat, berat travel, berat tourist, things to do in berat, things to see in berat
A1 Report - Berat, punimet ne shesh, Rama: Magnet per thithjen e vizitoreve
BERAT- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka parë nga afër ecurinë e punimeve që po kryhen në bulevardin Republika. Projekti i nisur prej dy muajsh për rikonstruksionin e sheshit qendror dhe pedonales së re është vlerësuar nga kreu i qeverisë, ndërsa theksoi se, investimi pritet të shërbejë edhe si magnet për thithjen e vizitorëve të huaj. Rama shtoi po ashtu se, ky projekt i jep më shumë mundësi biznesit të vogël.
Gjithë çfarë përfshinë ideja bazë mund të realizohet, edhe lulishtja edhe dy anët e munguara që duhet lidhin sheshin me stadiumin. Në mënyrë që të transformohet rrënjësisht kjo pjesë e qytetit dhe të shërbejë si magnet i fortë për të tërhequr më shumë vizitorë dhe për të rritur edhe konsumin, sidomos duke shtuar shumë mundësitë për biznesin e vogël, tha Rama në gjatë vizitës në Berat.
Ky projekt është një investim i përbashkët shqiptaro-amerikan me vlerë prej 1.8 milionë dollarësh.
Më pas, Rama ka zhvilluar edhe një vizitë të paparalajmëruar edhe në zyrën e Hipotekës, në drejtorinë e Shëndetit Publik, si dhe në disa subjekte private në Berat.
Rama në Berat, Basha akuza nga Tirana - News, Lajme - Vizion Plus
Kryeministri Edi Rama ka thënë se brenda javës që vjen do të ndalojë çdo ndërtim të ri që do të nisë në Gjirokastër, Krujë dhe Berat. Gjatë inaugurimit të bulevardit Republika në qendër të Beratit, Rama i ka cilësuar këto punime si një ogur i mire. Duke ironizuar ankesat e qeverisë së re, kreu i PD-së dhe njëkohësisht i bashkisë së Tiranës është shprehur se institucioni vendor që ai drejton po vijon punën për përmirësimin e qytetit pavarësisht arkës dhe buxhetit që ka. Gjatë inaugurimit të rrugës Himë Kolli, Basha iu përgjigj edhe thirrjes së Metes për konsensus. Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi i ka cilësuar emërimet e Albana Shtyllës dhe Ilirjan Muhos në postet e sekretares së përgjithshme të Kuvendit dhe kreut të Hipotekës si politike. Sipas Bylykbashit kjo është një alibi që tregon se shkarkimi i Muhos në datën 15 prill dhe zëvendësimi i tij me një përfaqësues të partisë Republikane ka qenë i drejtë.
TIRANA Albania TOP Things To Do & See 2019
So we have finally arrived in #Albania and the capital city #Tirana seemed the perfect place to get stuck into exploring! We both couldn't believe how unspoiled the capital city was! so laid back and chilled and the locals are so friendly! we definitely felt welcome here like no other place we had visited so far. From Unique Building architecture, Endless Coffee shops to Modern shopping centers Tirana Felt like it had it all! Not to mention how cheap we felt it was.
Here's what we got up to:
- Visited the Unique Pyramid of Tirana
- Stopped off to Admire The Cloud Art Structure
- Explored Skanderbeg Square
- Watched Sunset From The Sky Tower
- Relaxed In the Grand Park Of Tirana
- Visited the Orthodox Church Of Resurrection
- Visited the bunkers and Berlin wall Gift
- Learned some History at Bunk Art 2
- Ate at The Sky Tower Restaurant and Bar
- Got a feel for Tirana Night Life
Please subscribe and follow us on Instagram to keep up to date with our adventures!
Thanks again and HeresTwoAdventure!
Lets Talk? : ewrhys@gmail.com
***FOR £25 off your first AriBnB follow the link below***
-----------------------------------------
KORITSA ALVANIA SHQIPËRIA Korce Albania Корча Албания1 6 2013 camera&montaz zigras dimitris
εκδρομή στην κοριτσα Αλβανία..1-6-2013...thanos maramis..george vstrom....camera & montaz zigras dimitris..SHQIPËRIA ARNAVUTLUK
Report TV - Ja skuadra e re e PD, nga vajza e Azem Hajdarit te Vali Duka
Në tejkalim të afatit kohor të parashikuar në paktin politik Rama-Basha dhe duke shmangur Kryesinë, Partia Demokratike ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit.
Kjo është lista e parë që mban vulën e kryetarit Lulzim Basha, ndonëse ka një perceptim të fortë, sipas të cilit, pas emrave dhe renditjes fshihet dora e Sali Berishës. Kryetari i PD Lulzim Basha do të kryesojë listën në Tiranë.
Ndërkaq, ish-kryeministri Sali Berisha, rezulton i shtati po në Qarkun e Tiranës. Në Elbasan drejtues do të jetë Edmond Spaho, në Durrës Oerd Bylykbashi, në Shkodër Romeo Gurakuqi, në Vlorë Agron Shehaj, në Berat Eduard Halimi, në Fier Enkelejd Alibeaj, në Korçë Valentina Duka, në Lezhë Aldo Bumçi, në Kukës Flamur Noka, në Dibër Dhurata Çupi dhe në Gjirokastër Tritan Shehu. Ndërkaq, befasi është mungesa e kreut të FRPD, Belind Këlliçi në listën fituese.
Report TV - Gati Bulevardi i Ri i Tiranës, inaugurohet të martën
Segmenti i parë i Bulevardit të Ri të Tiranës është drejt finalizimit dhe do të hapet për qytetarët në 20 qershor. Përmes një ceremonie, Bashkia e Tiranës do të inagurojë Bulevardin e Ri, që përveç korsisë së dedikuar mjeteve dhe këmbësorëve do të përmbajë edhe parkimin publik nëntokësor. Ceremonia e inagurimit do të zhvillohet këtë të martë në orën 20:00.
400m e para të Bulevardit të Ri do të hapen për qytetarët e Tiranës këtë të martë, ndërsa po i jepet dora e fundit punimeve.
Segmenti i parë i Bulevardit të Ri të Tiranës është gati për t’u shfrytëzuar nga kalimtarët apo drejtuesit e automjeteve. Ndriçimi, lyerja, vijëzimi, janë detajet e fundit të parapërgatitjes për ceremoninë e inagurimit.
Përplasen dy makina në Bulevardin e Korçës, 'CLS' ja futet në dyqanin në anë të rrugës
KORÇË- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bulevardin Republika në Korçë. Dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin.
Për pasojë një prej tyre, makina Benz 'CLS 350' ka devijuar duke u përplasur me fasadën e një dyqani. Fatmirësisht nga përplasja nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
PD mbyll fushatën në Tiranë Basha: Pakt qytetarë-politikë
Partia Demokratike mbylli zyrtarisht fushatën elektorale përmes një mitingu përpara Kryeministrisë në Tiranë.
Kryetari demokrat, Lulzim Basha, u shpreh përpara mbështetësve se Republika e Re do sjellë një pakt të ri mes politikës dhe qytetarëve.
Kreu demokrat theksoi se Rama flet si kryetar opozite edhe pse ka qenë 4 vjet në pushtet. Sipas tij, qytetarët s'do kursejnë të dielën votat kundër Republikës së Vjetër për t'i hapur dritaren Republikës së Re.
Republika e re do sjellë një pakt të ri mes politikës dhe qytetarëve.
Kurrë më s'do keni kryeminisrtër që shpërfill qytetarët, një kryeministër të qefeve dhe tekave të tij, Ju meritoni dhe do të keni kryeministrin e qytetarëve, kryeministrin e ekonomisë. Sepse ekonomia është çështja kryesore për të cilën vendosim ne këtë dielë.
Misini: Nuk ndihem si 'heroj'
Deputeti i BDI-së Hajrulla Misini, i cili ngriti shumë pluhur në opinion me paraqitjen e tij në parlamentin grek një ditë më parë, pasi kishte përmendur emrin Kushtetues të vendit, theksoi se qëllimi i tij nuk ka qenë t'i lëndojë ndjenjat e kolegëve të tij grek. Megjithatë Misini sqaroi se fjalimin kishte arritur ta përfundonte vetëm pas ndërhyrjes së Ministrit të jashtëm grek, Venizelos.
Nuk ka qenë qëllimi që të provokojë ndjenjat e grekëve, por ne quhemi kështu dhe përderisa nuk kemi emër tjetër do të vazhdoj të quaj Republika e Maqedonisë..Kryetari tentoi që t'ma bëjë me dije se mjafton kaq. Megjithëse ne kemi nga 2 minuta kohë për paraqitje, unë e pash 'timer'-in se kam kohë ende dhe thash çfarë ndodh kur ka kohë ende..por pastaj ndërhyrja e Ministrit të Jashtëm Venizelos ishte që të vazhdojë me fjalimin deri në përfundim. Nga paraqitja dhe nga përgjigjja e Ministrit nuk u vërejt ndonjë nervozë e tepruar, deklaroi Hajrulla Misini, deputet i BDI-së.
Edhe pse për këtë akt u vlerësua si hero në opinionin vendas sidomos nga mediat maqedonase, Misini tha se nuk ndihet i si i tillë.
Nuk ka nevojë për të bërë hero, Maqedonia është shtet i vogël, ne kemi shumë heronj, u shpreh Hajrulla Misini, deputet i BDI-së.
Por, derisa për veprimin e tij në Greqi, Misini u quajt hero nga mediat dhe opinioni maqedonas, deputeti i BDI-së sot ndërmori një akt tjetër, atë të heroit tek popullata shqiptare. Për dallimin nga të gjithë kolegët e tij të BDI-së, Misini refuzoi që deklaratën për Alsat ta jap para, para pano-s në këtë sallë ku mbishkrimi është vetëm në gjuhën maqedonase. Misini tha se këtë e bën një shenjë revolte ndaj kryetarit të Kuvendit që nuk respektoi gjuhën shqipe.
Unë nga kjo sallë jam i përjashtuar nga kryetari i parlamentit i cili është penguesi më i madh i zbatimit të dygjuhësisë në Parlament. Kështu që unë ju ftoj për intervistë në zyrën time,u shpreh Hajrulla Misini, deputet i BDI-së. Semra Jakupi
Shembet ndërtesa 4 katëshe në Korçë - News, Lajme - Vizion Plus
Është dashur ndërhyrja e forcave te policisë lokale per te nxjerr nga banesa Petrit Xhelollarin. Ai nuk pranonte te dilte nga shtëpia, qe ishte ne plan te prishej nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit. Xhelollari pretendonte se nuk kishte marre dëmshpërblimin, por pavarësisht kësaj, fadromat e shemben ndërtesën 4 kateshe. Bashkia e Korçës ka bërë të ditur se janë shpërndare te gjitha kompensimet financiare te përcaktuara sipas ligjit, por Xhelollari pretendon te kundërtën. Kjo është një ndër 19 ndërtesat qe është planifikuar për tu shembur ne kuadër te projektit të bashkisë për zgjerimit e bulevardit Republika.
No longer Music ne Berat 13 - 14 Korrik 2013
No longer Music ne Berat
Ne datat 13 - 14 Korrik 2013
Ora 20:00
Bulevardi Republika Berat
RRUGA E KOMBIT CILESIA E AUTOSTRADES NDRYSHON NGA SHQIPERIA NE KOSOVE LAJM
7NEWS - kanal informativ Shqiptar - Tring TV
Kanali informativ i Platformes Shqiptare Televizive dixhitale Tring TV.
Lajmet më të fundit vijnë tek ju në kohë rekord, nga gazetarët tanë në terren 24 orë gjatë 7 ditëve të javës.
Basha në Durrës: Kemi zgjidhje për të rinjtë dhe vendin - Top Channel Albania - News - Lajme
Pas një takimi me të rinj demokratë në Durrës, kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi se në paketën e zgjidhjeve të opozitës për të nxjerrë të rinjtë dhe vendin nga depresioni përfshihet edhe anullimi i ligjit “Për arsimin e lartë” dhe punëzënia e të rinjve.
13 4 2019 U 17 Kateg e Parë Vlora Apolonia
13 4 2019 U 17 Kateg e Parë Vlora Apolonia
Basha fsheh përplasjet me kryebashkiakët e PD-së: Më 8 korrik çmontojmë diktaturën
Lideri demokrat Lulzim Basha e shmangu përgjigjen nëse u ka kërkuar kryebashkiakëve të PD-së të lirojnë ose jo zyrat për pasardhësit socialistë të zgjedhur nga 30 qershori. Në një prononcim për gazetarët pas mbledhjes të Kolegjit të Kryeatarëve, kryedemokrati Lulzim Basha nuk dha përgjigje për këtë fakt, dhe u ndal vetëm në bërjen publike të datës 8 korrik për protestën e radhës kombëtare të PD-së kundër qeverisë. Këtë pasdite, para kryetarëve të PD-së në rrethe, Basha takoi në selinë blu kryetarët e bashkive. Disa prej tyre folën për mediat duke thënë se nuk kanë ndërmend të lirojnë zyrat për të zgjedhurit e rinj nga 30 qershori, dhe se ata nga ana e tyre janë gati të shkojnë në zgjedhje më 13 tetor, një datë kjo e dalë nga dekreti i dytë i Metës që nuk është pranuar nga Basha. Kryebashkiakët u pyetën nga gazetarët nëse ky vendim është edhe i kryetarit Basha, por ata lanë të kuptohet se qëndrimet kanë qenë totalisht të kundërta, kur thanë se në këtë vendim nuk ka lidhje Lulzim Basha.
A1 Report - Korçë, IKMT aksion për zgjerimin e bulevardit, prishen 19 objekte
KORÇË - Fadromat e Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit kanë zbarkuar në qytetin e Korçës, teksa kanë nisur aksionin për prishjen e objekteve pa leje në rrugën “Gjon Buzuku”, që preken nga zgjatimi i bulevardit “Republika”.
Inspektorët e IKMT nuk kanë hasur në rezistencën e pronarëve të objekteve, të cilët një ditë më parë kishin pohuar se nuk do lejonin inspektorët e IKMT të vijonin aksionin.
Sakaq shumë prej banorëve kanë filluar t’i nxjerrin vetë materialet nga godinat që janë planifikuar të shemben. Janë rreth 19 objekte kryesisht dyqane dhe banesa që pritet të prishen në kuadër të zgjerimit të bulevardit “Republika”.
INTESA SANPAOLO INAGURON DEGEN E RE NE KORÇE
KRYEBASHKIAKU I KORÇES, Z. SOTIRAQ FILO DHE DREJTORI I PERGJITHSHEM EKZEKUTIV I INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA, Z. SILVIO PEDRAZZI INAGUROJNE HAPJEN E DEGES SE RE NE BULEVARDIN REPUBLIKA
Korçë, 14 Korrik 2015 - Kryebashkiaku i Korçës, Z. Sotiraq Filo dhe Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo Bank Albania Z.Silvio Pedrazzi inaguruan sot hapjen e Degës së Re në Korçë, duke rikonfirmuar rolin e Bankës si një investitor afatgjatë në Shqipëri, që angazhohet të jetë gjithmonë pranë biznesit e komunitetit me shërbime e produkte gjithnjë e me cilësore dhe inovative, në vijim të mbështetjes strategjike të zhvillimit ekonomik të vendit.
Z. Sotiraq Filo duke vlerësuar prezencën e Intesa Sanpaolo Bank Albania në Korçë shprehu falenderimet e tij për investimet që ka kryer e po vijon të kryejë Banka në dhënien jetë të veprimtarisë ekonomike e kulturore të këtij qyteti. “Zhvillimet e mëdha të ndodhura në Korçë në vitet e fundit dhe disa projekte të rëndësishme janë realizuar edhe falë mbështetjes dhe bashkëpunimit me Intesa Sanpaolo Bank Albania dhe shpresoj që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.” – u shpreh ai.
Z. Silvio Pedrazzi theksoi vendosmërinë e Bankës për të qenë sa më pranë konsumatorëve me shërbime gjithnjë e më cilësore e me produkte inovative. Banka sapo ka hedhur në treg Mobile Banking për kryerjen e veprimtarive bankare përmes telefonit celular dhe Kartën e Parapaguar për përdorim më të sigurt në blerjet online. “Investimi ynë dhe përpjekja për rinovim të degëve e hapje degësh të reja është tregues i angazhimit tonë për të vijuar investimet në ekonominë shqiptare, veçanërisht në bashkitë kryesore të Shqipërisë, promotore të zhvillimit ekonomik të vendit, si Bashkia e Korçës.
Z. Ervin Xhomo, Drejtues i Divizionit të Korporatave theksoi rëndësinë e investimeve në SME dhe Korporata veçanërisht në bizneset e vendosura në qytete të tjera të Shqipërisë e zonave jashtë e larg Tiranës për t’i dhënë vendit një zhvillim të gjithanshëm e të njëkohshëm.
Intesa Sanpaolo Bank Albania është Banka e tretë në vend përsa i përket Aseteve. Ajo u ofron klientëve individë, biznese të vogla, të mesme e korporata zgjidhje të arsyeshme, përmes shërbimeve e produkteve të saj specifike. Banka luan një rol kryesor si huadhënës i madh për koorporatat dhe SME-të, së fundmi e fokusuar në Bizneset e Agrokulturës të sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, të udhëhequra nga principet e “Qëndrueshmërisë”. Pro-aktiviteti dhe thjeshtësia janë përcaktuese të marrëdhënieve afatgjata me klientët tanë.
Ora News – Meta: Vettingu do nisë nga kryefaqeziu, çlirojmë Edin e Lulushin nga oligarkët
Subscribe në Ora News këtu
Presidenti i zgjedhur Ilir Meta thotë nga Kavaja se Vettingu do të fillojë jo vetëm nga ky qytet, por në radhë të parë për “kryefaqeziun” siç e cilësoi ai kryeministrin Edi Rama.
Meta tha se edhe 5 ditë kanë mbetur për kalimin e pushtetit nga duart e një pakice informale në duart e një shumice reale.
Duke e konsideruar marrëveshjen midis Ramës dhe Bashës si të iniciuar nga oligarkët, Meta tha se do t’i çlironte ata prej tyre.
Meta: Ka ardhur koha jo vetëm për drejtim të ri por më 25 qershor, Kavaja do të fillojë Vettingun ndaj atyre që ia nxinë faqen Kavajës, ndaj atyre që u mësuan t’i dhunojnë dhe t’i shtypin qytetarët e Kavajës.
Në radhë të parë, Vettingu nuk do të jetë këtu, por për kryefaqeziun që flet reformën në drejtësi, për atë që e mbuloi gjithë Shqipërinë me drogë, për atë që ka frikë nga zgjedhjet e lira, për atë që nuk ka asnjë lidhje as me të majtën dhe as me të djathtën, por vetëm me tepsinë dhe kusinë e tij.
Për më shumë lexoni në:
Ekspertët: BDI e VMRO ti mënjanojnë projektet etnike
Projektet e karakterit publik janë në dobi të të gjithë qytetarëve dhe ekonomisë në vend, reagojnë ekonomistët pas deklaratës së djeshme të ministrit të ekonomisë Bekim Neziri, sipas të cilit, nëse bëhet ndarje, atëherë BDI-ja është në situatë më të volitshme nga VMRO-DPMNE-ja, sepse vetëm në infrastrukturë, në Korridorin 8 janë planifikuar investime prej rreth 1 miliardë euro.
“Bëhet fjalë për projekte prej të cilave kanë dobi të gjithë qytetarët e këtij vendi. Kështu që ndarja në maqedonase dhe shqiptare është e papërshtatshme. Më këto projekte vetëm se rritet oferta e të mirave publike, ndërsa shfrytëzues janë qytetarët e vendit. Nëse projektet realizohen kryesisht në rajone ku banorë janë kryesisht të njërës apo bashkësisë tjetër etnike, atëherë mund të thuhet se shfrytëzues më të mëdhenj të atyre të mirave publike janë popullata që graviton në atë rajon. Por, të emërohen si projekte të BDI-së apo VMRO-së, kjo është joadekuate”, tha Sami Bislimi, profesor universitarë.
Buxheti për vitin e ardhshëm është përgatitur. Qeveria planifikon të harxhojë afër 3 miliardë euro, ndërsa i mungojnë 300 milionë euro. Për propozim-buxhetin, javën e ardhshme do të debatojnë deputetët. Vitet e kaluara BDI u kritikua për atë se nuk arrin të imponojë më shumë projekte të saja që janë kyçe për shqiptarët dhe të cilat do mund të financohen nga buxheti, njëjtë siç bën VMRO-DPMNE, sidomos me projektin “Shkupi 2014”. Për vitin e ardhshëm, nga buxheti shtetëror do të shpenzohen 2.6 milionë euro për sheshin Skënderbeu dhe do të vazhdojë ndërtimi i teatrit shqiptarë në Shkup. Por, nuk pushon as ndërtimi i objekteve të projektit “Shkupi 2014”. Natasha Stojanovska