Ora News - Banorët e Golikut protestë kundër shpërthimeve me dinamit në rrugën Qukës-Pllocë
Subscribe në Ora News këtu Punimet për rrugën Qukës-Pllocë kanë nxjerrë në protestë banorët e fshatit Golik në Pogradec.
Ata thonë se janë të terrorizuar nga shpërthimet me dinamit, të cilat u kanë shkatërruar dhe banesat.
Jemi banorët e kësaj lagjeje ku është bërë një shpërthim i fuqishëm.Për pasojë copat e shkëmbinjve, gurë gjithandej janë shpërndarë në zonën e banuar, edhe tek shtëpitë. Kemi dëmtime serioze të objekteve, dëmtime materiale kryesisht. Më kryesorja është se nuk ëahtë bërë një njoftim në lidhje me këtë shpërthim dhe banorët janë terrorizuar me të drejtë. Na ka ruajtur Zoti se mund të kishim dhe humbje jete. Zona është e banuar tha një përfaqësues i banorëve.
Për ngjarjen në fjalë ata thanë se nuk kanë pasur asnjë kontakt me firmën që po kryen punimet.
Lidhur me këtë ngjarje i kemi pritur nga ora 7 e mëngjesit dhe deri tani, nuk kemi pasur asnjë kontakt nga firma përkatëse.
Janë mbi 10 banesa që rrezikojnë. Banorët e Golikut paralajmërojnë se do të bllokojnë punimet.
Askush nuk merr masa për këtë skandal. Do bëjmë vetëgjyqësi. Për më shumë lexoni në:
Ora News - Ura e Golikut pret ndërhyrjen, përveçse Monument Kultures, lidh katër fshatra
Subscribe në Ora News këtu
Ura e Golikut në Pogradec, Monument Kulture i kategorisë së parë, por që ka pësuar dëmtime të mëdha ndër vite, është në pritje të rikonstruksionit. Nyje lidhëse për banorët e katër fshatrave, ajo bëhet e rrezikshme në dimër, ndaj edhe banorët apelojnë që ndërhyrja të jetë e shpejtë për të shpëtuar objektin me vlera të rralla.
Këshilli Kombëtar i Restaurimeve miratoi në korrik projektin e ndërhyrjes, por puna në urën e Golikut në Pogradec nuk ka nisur ende.
E ndërtuar në shekullin e XVII, e gjatë 17 metra, e gjerë 3 metra dhe 10 metër e lartë, ura ka pësuar dëmtime në bazament dhe dy këmbë të saj.
Por veç vlerave si Monument Kulture, ura e Golikut është vetme nyje lidhëse e 4 fshatrave me 600 banorë të zonës së Mokrës, që kalojnë aty çdo ditë.
Ata thonë se janë prej vitesh në pritje të ndërhyrjes që do të shpëtojë urën por edhe ata nga rreziqet që u vijnë prej dëmtimit të saj.
Për më shumë lexoni në:
Ora News - Rikonstruktohet ura e Golikut
Subscribe në Ora News këtu Faza e parë e ndërhyrjes në urën e Golikut, monument i kategorisë së parë po shkon drejt përfundimit. Këmbët e dëmtuara po përforcohen, ndërsa po devijohet lumi për të larguar rrezikun. Drejtori i Monumenteve të Kulturës në Korçë, thotë se gërmimet klandestine për flori janë një prej shkaqeve të dëmtimit.
Ura e Golikut, Monument Kulture i kategorisë së parë po i nënshtrohet rikonstruksionit të shumë pritur për shmangien e rrezikut të shembjes.
Drejtori i Monumenteve të Kulturës në Korçë, Gjegji Koki, thotë se në këtë fazë synohet përforcimi i këmbëve të urës dhe devijimi i rrjedhës së ujit për ta mbrojtur.
Gjegji Koki: Në këtë fazë ëhstë duke u konsoliduar gjithë pjesa e këmbës, e cila është vendosur në shkëmb, riformulimi i gjithë pjesës së këmbës që është dëmtuar.Gjithashtu konsolidimi i gjithë këmbëve të urës dhe vendosja e elementëve pritës që do të devijojë rrjedhën e ujit, të cilat janë të zgjatura 23 metra linearë që do devijojnë rrjedhën e ujit dhe do të ruajnë këmbën e urës të paprekur nga prurjet që mund të ketë lumi Shkumbin.
Koki thotë se gërmimet klandestine për thesare është mes shkaqeve kryesore të dëmtimit, krahas mungesës së ndërhyrjeve për vite me radhë.
Gjegji Koki: Ura e Golikut nuk është dëmtuar vetëm si pasojë e mosndërhyrjeve restauruese në urë apo mosvëmendjes nga institucionet por është dëmtuar dhe nga dora e njeriut dhe kjo është fatkeqësia më e madhe. Klandestinë të shumtë që dëmtojnë elementët e veprave duke menduar se aty mund të ketë flori.
Në fazën e dytë të projektit do të ndërhyhet në pjesën e sipërme të urës.
Gjegji Koki: Kjo lloj ndërhyrje që është faza e parë i hap rrugën një faze tjetër që është restaurimi kapital i urës, restaurimi i të gjithë elementëve të parapetit të urës.
Por veç vlerave si Monument Kulture, ura e Golikut është vetme nyje lidhëse e 4 fshatrave në zonën e Mokrës në Pogradec. Për më shumë lexoni në:
FAX NEWS - POGRADEC, NIS RESTAURIMI I URES SE GOLIKUT
Pogradec, ura e demtuar ne njeren prej kembeve Pogradec, Koki: Demtimet nga njerez qe kerkonin flori Pogradec, Koki: Investim i plote, ende jemi ne fazen e pare Gazetar: Ledjona Xheladinaj Ndizet drita jeshile për Urën e Golikut, një monument kulture i kategorisë së parë në rrethin e Pogradecit. Pas publikimit në Fax Neës të gjendjes së amortizuar, ka ardhur edhe reagimi i instancave përkatëse. Ka nisur puna e fazës së parë duke u ndërhyrë në njërën prej këmbëve të demtuara të urës shekullore. Drejtori i Monumenteve të Kulturës, Gjergji Koki thotë se ndërhyrja ka nisur disa ditë më parë në pjesën e demtuar të monumentit.