Udhetim ne misticizem: Kisha e Shen Marise, ne Laboven e Kryqit (Alb./Eng.)
Realizoi: Edmond Prifti
Music Credits: Wotam-Fuego en Tus Ojos, sound recording administered by: 1:12
IODA
Ky mini-reportazh ne dy gjuhe (shqip-anglisht), u mundesua nga udhetimi 3-ditor i Agjencise Kombetare te Turizmit,per promovimin e turizmit, kultures e trashegimise shqiptare, me moton: Nise udhetimin tend nga Shqiperia jote...
Pjese e shkeputur nga Reportazhi:
Rrugetim ne ngushticen e Antigonese, apo Qytetin e Vajit
Nga Edmond Prifti (ATSH)
...
Në analet e historisë, Labova e Kryqit
Një emër tejet interesant për ata që e dëgjojnë për herë të parë. Ndodhet 15 kilometra larg Gjirokastrës, në një rrugë disi të shkatërruar. Fshati, është i vendosur në shpatin verior të malit të Buretos, mbi lumin e Suhës, (një degë e lumit Drino), e shumë pranë prerjes tektonike të Grykës së Seckës.
Atje shkohet duke ndjekur rrugën që të çon në Libohovë, nisur nga një degëzim drejt lindjes i autostradës në jug të Gjirokastrës, e ndërsa arrin në Libohovë ku edhe pushuam për një drekë me gatime tradicionale të zonës, morëm pak majtas rrugës së paasfaltuar që shkon në Suhë, e vijuam këtë rrugë që nuk është e keqe deri në një kthesë djathtas, në drejtim të lartësive të kodrave. I gjithë udhëtimi merr rreth 40 minuta.
Emri i këtij fshati, Labovë e Kryqit, është i lidhur ngushtë me shpatarin e famshëm të Perandorit Justinian dhe kryqin e këtij fshati, për të cilin thuhet se ka pasur pjesë nga Druri i Shenjtë ku u kryqëzua Krishti, pronë e kishës së Shën Marias.
Ajo është një prej 40 kishave të para të ndërtuara në gjithë botën, me narteks të mëvonshëm, e së paku me 9 nivele të dallueshme afreskesh të pikturuara në pjesën e mureve të brendshme, të cilat pothuajse në 70 % të kishës, janë të lyera sipër me gëlqere që nga koha e pushtimit osman, e më pas kur pati funksione të tjera, përgjatë periudhës komuniste.
Para dekretit për prishjen e kishave e xhamive në vitin 1967 kur filloi i ashtuquajturi Revolucion Kulturor, kryqi u fsheh nga banorët e fshatit.
Kryqi i Shenjtë u rishfaq në vitin 1986, pas shantazheve të njëpasnjëshme të Sigurimit të Shtetit për ta kthyer kryqin në fondin shtetëror të trashëgimisë. Tre vjet më pas (1989) ai vidhet, e nuk u gjet më kurrë.
Sipas studiuesit Gazmend Muka, nga një copëz i librit të tij që nuk e pa të botuar para vdekjes së parakohshme, Kisha e lindjes së Shën Mërisë në Labovën e Kryqit thuhet se, Meqenëse emri i Labovës është i lidhur ngushtësisht me kryqin e saj, ku thuhet akoma dhe sot, se ishte i pajisur me Drurin e Shenjtë ku u kryqëzua Krishti, - fakt i cili përmendet edhe në Kronikën e Drianopojës botuar nga Pukëvili më 1821, - mendoj se kërkon një vëmendje më të kujdesshme nga ana jonë.
Duke vijuar më tej Muka, përshkruan historikun e kryqit se, Falë kontrolleve sistematike inventarizuese të kryera rregullisht nga Instituti i Monumenteve të Kulturës para viteve 90, si dhe punës së papërtuar të fotografit Zamir Marikaj, ne mund të konsultojmë plotësisht imazhin e Kryqit të Labovës në të dy anët e tij... Ai është një kryq ku gjuha heraldike e tij, nisur nga raporti i krahëve, është latin... Nga dëshmitë e mbledhura për këtë qëllim, del se brenda Kryqit ndodhej një kuti druri e punuar hollë dhe e vendosur në zemër të tij. Brenda kësaj kutie të vogël, konservohej një copë druri lisi (nga burimet del se ishte rreth 152 gramë) nga Kryqi, ku u kryqëzua Krishti.
Zhdukja e kryqit të punuar me argjend dhe të larë me ar, ku në të dyja anët paraqitet skena ikonografike e Pagëzimit të Krishtit me profetë nga testamenti i Vjetër e në tjetrën Kryqëzimin e Krishtit me ungjillorët nga Testamenti i Ri, me konfiguracion të jashtëm tetë-këndor e motive floreale, edhe sot ka mbetur një mister për shumë arkeologë e studiues.
Por jo veçse kjo. 18 ikonat e vjedhura në këtë kishë në vitin 2008, është vjedhja më e madhe në një objekt kulti, të regjistruar në një ditë të vetme në Shqipëri.
Një fshat i vjetër i dy epokave, para erës sonë e mijëvjeçarit tonë, duke kapur edhe kalanë interesante mbi qytet, në atë pjesë që emërtohet Palokastër. Shën Maria është ndërtuar në vitin 554. Konstandin Laboviti ka qenë shpatar në oborrin e Perandorit Justinian, e duke u dalluar në beteja, Perandori latin i bëri dhuratë atij këtë kishë. Kanë shërbyer 12 priftërinj ndër kohëra, e ka pas mbi 2000 shtëpi... Pas ndërtimit të Kishës Shën Maria, një nga njerëzit e besuar të Perandorit Justinian në prill të vitit 559, i cili i dhuroi një kryq gjithsej 4 kilogramë që kishte pothuajse 600 gramë ar. Pas kësaj fshati mori emrin Labova e Kryqit... Çdo 8 shtator, në Labovë festohet Dita e Kryqit, thotë ish-ndihmësi i priftit të këtij fshati, Stefan Miha.
Kisha e Labovës së Kryqit, një Pizë shqiptare që rënkon nga dhimbjet e indiferencës dhe harresës
Per me shume video dhe lajme klikoni Balkanweb.com , faqja me e klikuar shqiptare...
RESTAUROHET KISHA E SHEN MERISE NE LIBOHOVE
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro inspektoi punimet restauruese në kishën Shën Mërisë në Labovën e Kryqit. Me fondin 200 mijë euro po bëhet restaurimi I elementëve të dëmtuar të këtij monumenti, një nga më të vjetrit në Europë:
Labova e kryqit | Vlogg |08|
Im located this time in the southeast of #Gjirokastra, in #Libohova city.
A small but a historical place, you can visit 'Sarajet e Bejlereve' and aso the castle of Libohova which was a wedding #gift made from #Ali Pashe Tepelena to his sister Shanisha.
Also I strongly recommend...
The church of #Labova e Kryqit is one of the oldest in #Albania and once contained a holy relic believed to be a fragment of the #true #cross. Its thought to date since the year 564-565. A must visit place!
Report TV - Përdhunimi i një Monumenti,Kisha e Shën Mërisë e fatkeqësia që i ra
Në vijim të artikullit të publikuar nga Prof. Gjergj Frashëri, në lidhje me dëmet e mëdha që janë bërë e po vazhdojnë të bëhen ndaj njërit prej monumenteve më të shkëlqyer të periudhës bizantine, Kisha e Shën Mërisë në Labovën e Kryqit, (Gj.Frashëri, Kritikë shkeljeve, operacion plastik në Kishën e Labovës së Kryqit, gaz.
Shqiptarja.com, datë 26 Prill 2017), po e ri prezantojmë shqetësimin tonë, duke marrë shkasë edhe nga pyetja që kolegu Frashëri më adresonte në paragrafin e fundit të artikullit të tij.
Reportazh nga Labova e Kryqit
KISHA E LABOVES GJIROKASTER |ABC NEWS
Kisha e Labovës në rrezik - News, Lajme - Vizion Plus
Kjo është një nga kishat më të vjetra që i kushtohet Shën Mërisë në Gjirokastër. E ndërtuar që në periudhën bizantine, në vitet 527-565, me kalimin e viteve kisha ka shfaqur probleme të theksuara në qëndrueshmërinë statike. Sipas specialistëve defekti kryesor qëndron në tamburin e Kupolës, e cila me kalimin e kohës, nga mungesa e investimeve është anuar në drejtim Jug - Lindor, duke dalë ndjeshëm nga qendra. Ne pjesën e brendshme shihen gjurme shembjesh. Kisha e Shën Mërisë ne Labovën e Kryqit është shpallur monument ne vitin 1963. Ai mbetet sot një nga objektet qe vizitohet me shume pas kalase se Gjirokastrës.
Labove e Kryqit - Takimi i pervitshem i emigranteve 2018
#labovaekryqit
Turizëm nëpërmjet letërsisë - News, Lajme - Vizion Plus
Promovimi ndryshe i vlerave monumentale në shërbim të turizmit ka nxitur një iniciativë të veçantë të shkrimtarëve për të evidentuar vlerat e rralla të trashëgimisë sonë kulturore. Pegaso Albania, në bashkëpunim me komunën Qendër Libohovë kanë mbledhur shkrimtarë nga gjithë rajoni i Ballkanit në Kishën e Labovës në Gjirokastër, një prej monumenteve unikale në Shqipëri dhe jo vetëm. Shkrimtarët kanë përformuar në oborrin e Kishës që daton në vitin 555 pas Krishtit, ndërsa vlerësuan këtë iniciativë për vlerat e saj jo vetëm kulturore. Ndërsa drejtuesit vendorë kanë shfrytëzuar këtë aktivitet për t'i bërë apel strukturave të qeverisë për më shumë mbështetje për turizmin në këto zona. Kisha e Labovës njihet veçanërisht për kryqin e saj, që ka hyrë në territorin tonë i shoqëruar nga njeriu më i afërt i perandorit Justinian, shpatari i parë Kostandini nga Labova.
Labova e kryqit fshati ku turizmi nxit zhvillimin
Jugunews, festa e Nepravishtes 17 gusht 2019
ax xorio mou Labova e Kryqit
Vallja e pinguinit LABOVA E KRYQIT
Labove e Kryqit - Rikonstruksioni i Kishes se Shen Marise ne ERT 1
#labovaekryqit
Festa e Laboves 26.10.2015
Kisha e Shen Marise ne Laboven e Kryqit, ne Gjirokaster (554 e.s.)
Per versionin e gjate 02.48:
Realizoi: Edmond Prifti
JOIN:
Kisha e Laboves ne rrezik shembje
Festa 'Tradita Libohovite'.21.08.2010 ►
Ndiqni postimet tona në Facebook @ Libohova Online ►