Cudibersi - Aventurë në Qafë-Shtamë
Qafë-Shtamë National Park (also Qafshtame) (Albanian: Parku Kombëtar i Qafë Shtamës) resides in the edge of the mountain chain north of Tirana, about 25 kilometers east of Kruja. The park is named after the Qafë-Shtamë passage, and has an area of 2000 hectares, with a beautiful mountain scenery consisting mainly of pine forests, some small lakes and major water sources. The national park was established in 1996 by the Albanian government.It is becoming lately a popular attraction for hiking.
The park's name translates as pass Shtama. The road from Kruja to Burrel, runs through the park, on an altitude about 1250 meters
North of the pass road, the majority of the park is mostly undeveloped mountain land with forests, in which pine trees, and oak dominate. The black pines are up to 20 meters high and 60 years old -- one of the main wood sources in Albania.[2][5] The forests provide opportunities for retreat for brown bears, wolves, foxes, and various birds,[2] actually being endangered from illegal deforestation.[5] The highest points on which it rises steeply from the Pass to the north, are the Maja e Liqenit (1724 meters) and the off peak Maja i Rjepat e Qetkolës ( 1686 meters). Maja e Liqenit should not be confused with the peak with the same name in Sharr region of Kosovo. In the southeast, the park is adjacent to the Dajti National Park
The most significant source of water is called Kroi i Nenës Mbretëreshë (Source of the Queen Mother), known for its clean, clear and healthy water. The legend refers to the Albanian Royal Family, allegedly daily supply from this water source would be after of a laboratory in Vienna had awarded it as the best water in the country in 1932 by performing laboratory tests. The word Queen Mother probably points at Sadije Toptani, the mother of Ahmet Zogu, or Geraldine Apponyis, his wife, who had first visited Albania in 1937. Nena Mbretëreshë is a common name for the king's mother. King Zog, was born in Mat region, originating from the east side of the pass. He is said to have also build a recreation villa in the area.
The water is also collected and taken to a bottling plant, residing a little further down from the park entrance. The produced bottled mineral water is sold nationwide under the brand Qafshtama.
On 29 April 1997, an underground bunker complex on the east side of the pass was the home of a serious accident. An explosion took place in the tunnels full of ammunition and weapons, which had been stored in a military storage site during the communist era. The sites were dismantled in the 1990s. As a result of the collapse of public order, several people tried to disassemble metals to sell, without applying any care or having proper military knowledge. As a result, there was an explosion in the tunnel. 23 people were killed, including many young people from a nearby village of Selishtë[
Ky është vendi im- Qafë Shtama, Parku Kombëtar larg të qenurit pikë turistike!
Qafe Shtama, aty ku te huajt po gjejne nje nga pikat me te bukura te natyres | ABC News Lajme
Në Qafë Shtamë të Krujës, për shkak të mungesës së rrugës, kanë mundur të shkojnë vetëm vendasit. Por me rregullimin e rrugës u bë kohë që ky resurs i natyrës është kthyer në destinacion të preferuar për turistë të huaj.
25 km larg qytetit të Krujës, Qafe Shtama është një nga parqet e preferuara të të huajve. Temperaturat e larta u kanë dhënë mundësi atyre të vizitojnë dhe shijojnë masivin pyjor prej 2 mijë hektarësh. Mbërritja për te Parku nuk zgjat shumë. Rruga është e mirë, gjarpëruese. Përtej qytetit të Krujës bëhet malore.
Panorama është spektakolare. Janë ngritur bare e lokale me gatimet tradicionale. Pika më e rëndësishme është Kroi i Nanës Mbretëreshë, rreth 1100 metra mbi nivelin e detit. Uji është Kristal. Mban këtë emër për nder të Sadije Toptanit, të ëmës së Mbretit Ahmet Zogu. Në vitet ’30 u tha se burimet e Qafë-Shtamës qenë analizuar në një laborator në Vienë të Austrisë, nga ku qe certifikuar se ato kishin efekte kurative. Dhe në atë kohë një kamion nisej nga Tirana për në Qafë-Shtamë./abcnews.al
Parku Kombetar Qafe Shtame
Parku Kombetar Qafe Shtame. Kruje. Albania
Report TV - Një bukuri nën dëborë! Qafë Shtama destinacioni turistik i fundjavës
Një bukuri nën “pushtetin” e dëborës, këto janë pamjet që na vijnë nga Parku i Qafë Shtamës gjatë kësaj fundjave. Gjatë ditëve të fundit temperaturat e ulëta krahas të ftohtit i japin dhe një bukuri të shtuar vendeve malore. Flokët e dëborës e kanë kther Qafë Shtamën në një atraksion edhe për stinën e dimrit.
Parku Kombëtar Qafë Shtamë në Krujë që ndodhet shumë pranë kryeqytetit tërheq vizitorë të shumtë të cilët janë të interesuar për të njohur natyrën e këtij vendi. Gjatë fundjavës që lamë pas parku i Qafë Shatmës ka pasur vizitorë të shumë nga Tirana por jo vetëm.
Qafështama është një atraksion shumë i rëndësishëm për turizmin malor por problem mbetet rruga. Edhe pse aksi rrugor Krujë-Qafë Shtamë është rinkostruktuar, sërish në këtë aks ka pasur rrëshqitje të gurëve duke dëmtuar barrierat anësore si dhe në segmente të caktuara ka amortizim të asfaltit duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve sidomos gjatë periudhës së dimrit ku ka dhe prezencë akulli në rrugë.
Që nga viti 1996, Parku Kombëtar i Qafë Shtamës është park i kategorisë së 2-të. Ky park frekuentohet nga turistë të huaj dhe vendas pothuajse gjatë gjithë vitit.
NJE DITE QAFE SHTAME KRUJE,PARKU KOMBETAR TERHEQ VIZITORET ME BUKURITE E RRALLA LAJM
7NEWS - kanal informativ Shqiptar - Tring TV
Kanali informativ i Platformes Shqiptare Televizive dixhitale Tring TV.
Lajmet më të fundit vijnë tek ju në kohë rekord, nga gazetarët tanë në terren 24 orë gjatë 7 ditëve të javës.
Hiking Qafe Shtame National Park Kruje Albania
Qaf Shtama National Park is located 25 km northeast of Kruja. The spectacular views and high peaks of this location are truly breath taking. In the Qafe Shtama Park we will find the most important source of water of Tirana “Kroi i Nenes Mbretëreshë” (The source of the Queen Mother), which is known for its clean, clear and healthy water. It brings the legend of the source with the Albanian royal family together, which is supposedly a day of water supply from this source could be after the year 1932 by a testing laboratory in Vienna this as the best water in the country had been awarded.
North of the pass road is the major part of the park, mostly undeveloped land with mountain forests, where pines, beech and oaks dominate. The black pines are one of the most important resources in Albania. The forest retreat for offering brown bears, wolves, foxes and various birds. The highest point to which it rises steeply from the pass to the north, are the Maja e Liqenit (1724 meters).
BMW R1200GSA LC, Qafe shtama - Albania
Riding 2015 BMW R1200GS Adventure in qafe shtama, kruje - Albania
Qafe Shtame, tre fshatra te Krujes jane te izoluar | ABC News Albania
Tre fshatra të malësisë së Krujës janë të bllokuara nga dëbora. Për të shkuar në Parkun Kombëtar të Qafë Shtamës duhen përdorur zinxhirët.
Herë pas here këto zona kanë probleme me energjinë elektrike pasi dëmtohen linjat elektrike nga erërat e forta.
Në fshatrat e Malësise së Krujës mësimi është zhvilluar me orar të reduktuar. Deri tani nuk janë raportuar emergjenca shëndetësore./abcnews.al
Parku Kombëtar i Qafështamës / Qafështama National Park (Albania)
Realized: Edmond Prifti - Prill 2012 (National Park of Qafeshtama)
Thanks to High Albania Mountain Club and all the staff. Special thanks to Mr. Eno Sopi, for the picture with the Albanian flag used in this video
Soundtrack: It's not my own copyright. Credits: DJ AMOROUS - ABZ (p.s./The soundtrack of a old famous Albanian movie named Udha e Shkronjave, original composed by Mr. Kujtim Laro, & remixed by DJ Amorous)
NATION PARK OF QAFE-SHTAMA (eng.)
Has a surface of about 2.000 hectares and is situated at about 2 km in northeast of the town of Kruja. In general the view of this Park is 360 degree and picturesque. Here we can mention the fountain of Mother Queen with pure, cold and curative water. Many people frequent this area for its high curative values as well as the landscape it offers. On the north border there is a recreation center. Attention is paid to the development of tourism where attractive are the lakes situated near the Park, at its northern part. There are possibilities here for developing the echo-tourism, curative tourism (for diseases of respiratory ways), climbing etc.
QAFE-SHTAMA - PARKU KOMBETAR (alb.)
Zona e mbrojtur ka sipërfaqe prej rreth 20 km2, e shpallur si e tillë prej vitit 1966. Ajo gjendet rreth 25 km në verilindje të qytetit të Krujës, duke kaluar nëpërmjet komunës së Cullit. Qafa (1'230 m) shërben si urë lidhëse midis zonës së Krujës dhe luginës së Matit në veri. Zona kufizohet me pellgun e Bovillës nga jugu i saj, dhe është ekologjikisht e lidhur ngushtë me të. Gjithë zona dallohet për vlerat natyrore dhe pyjet e virgjër. Gjithashtu, burimet e saj janë të njohura për vlerat kuruese, ku dallohet Kroi i 'Nënës Mbretëreshë', pranë Qafështamës, rreth 1'100 m mbi nivelin e detit, midis pyllit të pishës së Parkut Kombëtar. Emrin e ka marrë në vitet 1930-të sepse këtu merrte ujin e pijshëm familja mbretërore; një kamion bënte çdo ditë rrugën Tiranë-Qafështamë. Uji i burimeve të Qafështamës vlerësohet si i lehtë, i varfër në kripëra, por i pasur me magnez. Kroi bën pjesë në listën e monumenteve të natyrës shqiptare (hidomonumenteve) (Qiriazi & Sala, 2006). Aty sot është ngritur një qendër kuruese për sëmundjet e mushkërive dhe një impiant për ambalazhimin e ujit të pijshëm. Edhe pse rruga për të shkuar është shumë e vështirë, dhe kërkon mjet të fortë, kjo zonë tërheq shumë vizitorë. Qeveria shqiptare synon që të zgjerojë këtë zonë të mbrojtur në të ardhmen e afërt, duke përfshirë në të edhe malin e Skënderbeut (1'724 m)
Source: Wikipedia (Coming soon the A.T.A. feature)
Kruja mbushet me turiste nga e gjithe bota, me e frekuentuara kalaja| ABC News Albania
Fluksi i vizitorëve vendas dhe të huaj në Krujë është më i lartë se vitet e kaluara. Turistët kanë shfaqur interes të madh për kalanë e Krujës dhe muzeun të cilat i konsiderojnë me vlera të rralla.
Që prej orëve të mëngjesit deri në mbrëmje zona muzeale e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu pushtohet nga vizitorët.
Turistet janë nga e gjithë bota. Interesi i tyre me i madh shfaqet për Kalanë.
Udhërrëfyesi Hasan Stafa që e njeh mirë historinë e zonës muzeale tregon se vitet te fundit është rritur numri i turisteve qe vizitojnë Krujën.
Ketë sezon turistik janë frekuentuar shumë Kroj i Ballabanecit, Parku Kombëtar i Qafe Shtamës dhe Kroj një ambient i ndërtuar me aq mjeshtëri nga artizanët krutanë ku mund te shijohen gatimet tradicionale./ABC News Albania 24/7
Një ditë në Qafë Shtamë - News, Lajme - Vizion Plus
Është bërë tanimë një traditë e fundjavës për disa të rinj që të eksplorojnë bukuritë natyrore shqiptare, qofshin këto edhe pranë kryeqytetit, ndaj i janë bashkuar grupit My Albania Nature Eksplors për të vizituar Parkun Kombëtar të Qafë Shtamës. Pasi kemi udhëtuar për më shumë se 2 ore larg kryeqytetit, mbërrijmë në destinacion. Ecja drejt Kroit të Nenës Mbretëreshe nuk mund të behet kurrsesi pa ushtruar 20 minuta strecing, për ta përgatitur kështu trupin për ecje. Parku Kombëtar i Qafë Shtamës është zonë e mbrojtur. Gjendet rreth 25 km në verilindje të qytetit të Krujës, duke kaluar nëpërmjet komunës se Cullit. Kjo zonë dallon për vlerat natyrore dhe pyjet e virgjër. Gjithashtu burimet e Kroit të Qafë Shtamës janë të njohura për vlerat kuruese, ku ndër to veçohet sidomos Kroi i Nënës Mbretëreshë. Të 40 eksploruesit janë joshur nga një njoftim që organizatoret e My Albania kanë publikuar në rrjetin social Facebook për të shkuar e për të vizituar Parkun Kombëtar të Qafë Shtamës. Gjithsecili prej vizitoreve është i veshur me veshje të përshtatshme për ngjitje. Ndalesat e njëpasnjëshme bëjnë të mundur që nga ky udhëtim të gjithë të kenë shumë fotografi e të krijojnë gjithashtu një lloj socializmi midis tyre. Ky destinacion nga vetë guidat konsiderohet për nga shkalla e vështirësisë për fillestarët, janë 4 km ngjitje, por që gjithsesi nëse kujdesi nuk është maksimal nga ana e vizitorëve, por edhe e 2 guidave shoqëruese mund të ndodhë çdo gjë. Përveç kënaqësisë që këto udhëtime falin, e përveç kutisë së ndihmës së shpejtë që shërben për çdo eventualitet, duhet edhe siguria për jetën e vizitorëve të shumtë që duan medoemos të bëhen pjesë e këtyre guidave, por për fat të keq, jo të gjitha guidat që marrin riskun të shkojnë me grupe në destinacione të afërta janë të licencuara. Guida te licencuara gjenden vetem ne zonat e thella te veriut, ku shkalla e vështirësisë për të shkuar në një destinacion është më e lartë, megjithatë neglizhenca e këtyre detajeve nga ana e vizitoreve bën që kushtet e sigurisë të jenë minimale.
Qafe Shtama pa investime - Vizion Plus - News - Lajme
Ne ditët e nxehta te verës, pikat turistike malore nder te cilat edhe Qafe Shtama janë një destinacion i preferuar për turistet, por pak te frekuentuara për shkak te problemeve infrastrukturore.
Për te shkuar deri ne Qafe Shtame, fshatin qe ndodhet mes Matit e Krujës dhe qe njihet për kroin qe mban emrin e Nenës Mbretëreshë, duhet patjetër makine tip fuoristrade për shkak te gjendjes se keqe se rrugës, ne te paktën 24 km nga komuna e Cudhit. Parku i Qafe Shtames i rekomanduar shume edhe nga mjeket për pacientet me probleme ne frymëmarrje, shtrihet ne një sipërfaqe prej 2 mije hektarësh ku spikat pisha e zeze. Kjo zone qe cilësohej si perle e natyrës nga familja mbretërore, nisi te frekuentohej për pushime fillimisht ne kohen e mbretit Zog, kur mori edhe emrin e mbretëreshës Geraldine, kroi qe ndodhet ne lartësinë e 1100 metrave. Me vone u ndërtua një kamp, i cili u shkatërrua pas viteve '90. Gjate viteve te fundit ne parkun kombëtar te Qafe Shtames qe është nen ruajtjen e policive pyjore te matit e Krujës, janë dëmtuar edhe sipërfaqe te shumta me pyje. Aktualisht turistet ne Qafe Shtame janë te pakte e ditore, pasi mungon edhe shërbimi hotelier.
Vazhdojnë punimet për rrugën Krujë-Qafë Shtamë
Vazhdojnë punimet për Rrugën Krujë -- Qafë Shtamë 18 km e gjatë, një tjetër investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit që lidh komunën Cudhi me qytetin e Krujës, këtë të fundit me Parkun Kombëtar të Qafë -- Shtamës, dhe rrethin e Krujës me rrethin e Matit. Kjo rrugë me rëndësi jetike për 4 mijë banorë është e vetmja rrugë lidhëse edhe për parkun kombëtar të Qafë-Shtamës. Rikonstruksioni i këtij segmenti rrugor do të nxjerrë njëherë e mirë nga izolimi fizik dhe ekonomik 10 fshatrat e komunës Cudhi, duke diversifikuar mundësitë për zhvillim.
Ora News – Qafë Shtama, aty ku shërohen sëmundje e rivitalizohen jetë njerëzish
Subscribe në Ora News këtu
Qafë Shtama në lartësitë e maleve të Krujës sot po përjeton një popullim edhe më të madh jo vetëm me vizitorë por edhe pushues besnikë. Natyra, ajri i pastër dhe qetësia është bërë ilaçi që ka shëruar shumë shtetas nga sëmundje të ndryshme. Banorët vendas shprehen se zona ka njohur një dyfishim të vizitorëve krahasuar me vite më parë.
Shumë shtetas shqiptarë sot kanë jetën e dytë pas qëndrimit në natyrën dhe ajrin e pastër të Qafë Shtamës.
Një prej perlave të natyrës shqiptarë, kjo zonë nuk njeh vetëm vizitorë turistë, por pacientë të cilat sipas dëshmive të banorëve, kanë ardhur në gjendje të rëndë dhe janë shëruar nga sëmundje si ajo astmës.
Natyra e paprekur prej dorës së njeriut më së shumti është ruajtur nga vetë banorët e zonës, ku lartësojnë pishat e gurgullojnë krojet e kulluar me ujë mali.
Në krah të investimeve të bëra bizneset e hapura, ka shkuar edhe rruga 25 km që ngjitet nga Kruja deri në malësi në Parkun e Qaf Shtamës.
Për më shumë lexoni në:
Rikontruktohet rruga Krujë- Qafë Shtamë
Vizitoni oranews.tv për të ndjekur lajmet e fundit nga Vendi, Rajoni dhe Bota
QAFË SHTAMA ME PAMJE SI NË VITIN 1972
Parku Kombëtar i Qafë Shtamës, i gjendur në 1345 metra lartësi mbi nivelin e detit, po përtërihet edhe si destinacion turistik. Janë shtuar grupet e turistëve, që çdo fundjavë ngjiten deri aty për ajrin kurues dhe ujin e pasur me magnezium. Por, përveç rrugës së rikonstruktuar këto dy vitet e fundit, Qafë Shtama ka ende pamjen e vitit 1972.
CFAR ME OFRON QAFSHTAM _ SEZONI 2 _ HD
Pothuajse 25 kilometra në verilindje të qytetit të Krujës përmes një rruge alpine të ndërtuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, duke kaluar në fshatin Cudhi, stafi i emisionit “Çfarë më ofron” testoi mikpritjen e banorëve të këtij fshati dhe të Kroit të Madh, - zona të përfshira brenda hapësirës së mbrojtur të Parkut Kombëtar të Qafështamës. Portat na u hapën nga banorët e këtyre zonave, duke na ofruar të futemi në shtëpitë e tyre. Takuam kovaçin virtuoz që luante në organo, provuam të ngjiteshim në një “rrugë të parrugë” e të pjerrët plot gurë e ujë, ku çdo ditë kalonin banorët e shtëpive qindra vjeçare në kodrën e fshatit Kroi i madh, befas “qëlluam” në një ditëlindje, provuam ushqimet karakteristike të këtyre zonave të ofruara nga banorët aq bujarë, si dhe kenduam se bashku me turistet... Përpos këtyre, shkuam deri në stanet e sipërme të Qafështamës, përballë Malit të Skënderbeut, duke iu ofruar teleshikuesve njeherazi një guidë turistike të Parkut Kombëtar të Qafështamës. Për këto dhe surpriza të tjera, na ndiqni si çdo të diel në emisionin e transmetuar në TVSH, datë 20 shtator, në orën 21.30 dhe ritransmetim, ditën e mërkurë në orën 23.00. Emisionin mund ta ndiqni direkt në oraret e sipërpërmendura edhe në internet në adresën:
Pak histori
Me një sipërfaqe prej 2000 hektarësh, Qafështama, si Park Kombëtar i shpallur në 1966, mbetet një perlë malore, kaq pranë kryeqytetit. Kjo zonë shërben edhe si urë lidhëse midis zonës së Krujës dhe luginës së Matit në veri. Zona kufizohet me pellgun e Bovillës nga jugu i saj, dhe është ekologjikisht e lidhur ngushtë me të. Gjithashtu, burimet e saj me ujë janë të njohura për vlerat kuruese, i varfër në kripëra por i pasur me magnez, ku dallohet “Kroi i Nanës Mbretneshë’, pranë Qafë-Shtamës, rreth 1.100 metra mbi nivelin e detit, midis pyllit të pishave të Parkut Kombëtar.
Report TV - Tjetër video nga ura e shembur në Qafë-Shtamë
Shirat e dendura që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar shembjen e urës përgjatë aksit Krujë-Qafë Shtamë
Qafshtama - Në Shtëpinë Tonë, 14 Nëntor 2018, Pjesa 5
Sot do ju sugjerojmë pse duhet të vizitoni Parkun Kombëtar të Qafshtamës. Ajo gjendet rreth 25 km në verilindje të qytetit të Krujës, duke kaluar nëpërmjet komunës së Cullit. Shërben si urë lidhëse midis zonës së Krujës dhe luginës së Matit në veri dhe kufizohet me pellgun e Bovillës në jug të saj. Zona dallohet për vlerat natyrore, ajrin dhe ujin e pastër.