Varret mbretërore të Selcës së Poshtme
Drejt luginës së mbretërve ilirë, të Selcës së Poshtme
POGRADEC, 9 Qershor /ATSH- Edmond Prifti/.- Në se do të flasim për vendndodhjet arkeologjike e vendbanimet e lashta me vlera trashëgimore dhe kulturore, Shqipëria Juglindore 'strehon' në territorin e saj me qindra të tilla, por fatkeqësisht pjesa më e madhe e siteve arkeologjike janë lënë në mëshirë të fatit.
Emra, qytete të sotme e 'dashuri sezonale' kanë zhgarravitur gurët më se 2000 vjeçarë të gdhendur nga dora e një kulture pak të njohur në ditët e sotme.
Po flasim për një zonë të lënë nën pluhurin e kohës dhe harresës, si ajo e Selcës së Poshtme, vendndodhja e lashtë ilire e fisit të Dasaretëve, që daton nga shekulli i IV-të dhe III-të p.e.sonë.
Pesë varret monumentale, të vjedhura fillimisht që nga antikiteti, e më tej nga ekspeditat e huaja, por të gërryera ende sot ato shkëmbinj shtufi nga individë të papërgjegjshëm, me emra qytetesh që i gjen rëndom të shkruara mbi sarkofagët e lashtë apo brendësinë e varreve, tregojnë se sa vëmendje i japim kulturës sonë.
E gjetëm atë në kodrinën sipër Selcës së Poshtme, pothuajse të harruar krejt.
Ura e Golikut, vijimi i së famshmes Egnatia
Ndërsa mikrobuzët plot me të rinj nga Tirana dhe Elbasani, pjesë e High Albania Mountain Club dhe të klubit Alpinizmi, Ski & Turizëm Malor i qytetit të Elbasanit, duke ecur në autokolonë, marrin në të djathtë të rrugës kombëtare drejt Proptishtit, atje ku ka filluar tashmë të hapet rruga e re, e cila pritet të çojë vijimin e lotit Tiranë-Elbasan, drejt Qafës së Plloçës në Korçë.
Veçse disa kilometra nga rruga e paasfaltuar ende ku punon kompania Salillari, na shfaqet ura e lashtë e Golikut, vijimi i së famshmes veprës së artit të lashtësisë Egnatia, apo siç njihet ndryshe Via Egnatia.
Kjo urë, e ndërtuar në shekullin e XVII-të, ndodhet veçse 40 kilometra larg nga qyteti i Pogradecit. Është e gjatë 17 metra, 3 metra e gjerë dhe 10 metra e lartë.
Drejt kodrinës 'së pazbuluar' të varreve mbretërore ilire
Pas gati 20 kilometrash nga rruga nacionale Elbasan-Pogradec, arrijmë në Selcën e Poshtme.
Në pjesën e sipërme të këtij fshati të harruar prej vitesh, gjenden edhe rrënojat më të lashta të vendbanimeve ilire, të vetmet varre të punuara në shkëmb, të cilat datojnë nga shekulli IV-të dhe i III-të p.e.sonë.
Në fillim të shekullit III-të p.e.sonë ajo u bë kryeqendra e rajonit ilir të Dasaretias. Varret monumentale të Selcës së Poshtme, por edhe zbulimet e tjera arkeologjike, flasin për një rajon tejet të zhvilluar në lashtësi, një vend, ku jetoi dhe u varros edhe mbreti ilir Klit.
Rrënojat e këtij vendbanimi, të ish-Pelionit të lashtë, u zbuluan rastësisht nga një banor në vitin 1967, duke e rilidhur këtë zonë me prijësit e shquar ilirë, si dhe betejat e Filipit e më pas të Aleksandrit të Maqedonisë në këtë zonë.
Varret e lashta ilire
Pesë varret e ndërtuara në shkëmb, disa qindra metra nga zona e banuar, apo më saktë ato forma guvash të gdhendura në pjesët shkëmbore të kodrinës, shoqërohen me pjesë fasade, ndërsa dyert e mëdha shkëmbore që ekzistonin dikur si portat që të çonin në jetën e përtejme, nuk ekzistojnë më, por gjurmët e tyre shihen ende të thella, e të lëna në dyshemenë hyrëse.
Sipas të dhënave arkeologjike, ndërtimi i varreve ka vazhduar gjatë gjithë shekullit të III-të p.e.sonë, që përkon me periudhën e lulëzimit ekonomik të këtij qyteti më të rëndësishëm të Shqipërisë Juglindore në vijim të rrugës antike Egnatia, në luginën e Shkumbinit...
ENG. The Illyrian Tombs of Selca e Poshtme (Albanian: Varret e Selcës së Poshtme) are located near the town of Pogradec in Albania near the village of Selcë e Poshtme. On the right bank of the river Shkumbin at an elevation of 1040 m above sea level, lie the remains of the ancient city of Pelion and the accompanying necropolis. The Roman Via Egnatia led past it towards Thessaloniki. The earliest occupation of the site took place in the Neolithic place and culminated in the Illyrian tribe of Enchele in the later Iron Age and Roman period in a municipal building. Of the 4th - 1st century BC the city was the royal residence of Illyrian kings and therefore, also probably an important political and economic center. In 1996, Albania included the Royal tombs of Selca e Poshtme in the UNESCO World heritage list of proposals
Europe Week 2018 in Lower Selca and Pogradec
EU Ambassador Romana Vlahutin, Minister of Culture Mirela Kumbaro, Slovenian Ambassador to Albania Lea Stancic and Mayor of Pogradec Eduart Kapri joined by their colleagues visited the Illyrian Royal Tombs in Selca e Poshtme, a territory within Pogradec municipality.
Illyrian Royal Tombs is a site of great mystical beaty, one of the many Albanian hidden gems worth a drive off the beaten tracks.
Another event was organised in a beautiful site in Tushemisht overlooking Lake Ohrid – a discussion with citizens about the touristic potential of Lake Ohrid.
Selcë e Poshtme
Video Software we use:
Ad-free videos.
You can support us by purchasing something through our Amazon-Url, thanks :)
Selcë e Poshtme is a village located in the Mokra area, Korçë County, Albania.At the 2015 local government reform it became part of the municipality Pogradec.Near the village, on the right bank of Shkumbin river at an elevation of 1,040 metres above sea level, 5 Royal Tombs of Selca e Poshtme are found.In 1996, Albania included the Illyrian royal tombs of Lower Selcë in the UNESCO World heritage list of proposals.
---Image-Copyright-and-Permission---
About the author(s): Lencer
License: Creative Commons Attribution-Share Alike 3.0 (CC BY-SA 3.0)
Author(s): Lencer (
---Image-Copyright-and-Permission---
This channel is dedicated to make Wikipedia, one of the biggest knowledge databases in the world available to people with limited vision.
Article available under a Creative Commons license
Image source in video